Kurti takon Solanën, shpreh mirënjohje për rolin e tij për çlirimin e Kosovës

Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti në takimin me ish–Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Javier Solana ka shprehur mirënjohje për rolin e tij në dy momente historike për popullin e Kosovës, çlirimin në vitin 1999 dhe shpalljen e pavarësisë në vitin 2008

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar në Madrid ish–Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Javier Solan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë qëndrimit në Madrid të Spanjës ka takuar ish–Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Javier Solana.

Kurti dhe Solana ishin në vizitë në muzeun kombëtar Museo Nacional del Prado, i cili në të njëjtën kohë është edhe Drejtor i Patronazhit të këtij muzeu me famë ndërkombëtare.

Kryeministri Kurti gjatë bisedës me ish-sekretarin ka folur mbi gjendjen e Kosovës, të rajonit, por edhe të Evropës, përballë luftës ruse në Ukrainë.

Ndërsa ka shprehur mirënjohje për rolin e ish-sekretarit në dy momente historike për popullin e Kosovës, çlirimin në vitin 1999 dhe shpalljen e pavarësisë në vitin 2008.

Përvoja e Solanës si ish-Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s dhe ish-Përfaqësues i Lartë i Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së është e çmueshme për Republikën e Kosovës dhe e paharrueshme për popullin e Kosovës.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika