Familjarët e të pagjeturve lëshuan mbledhjen kur nisi të flasë Kandiq

Gjatë fjalimit të aktivistes serbe Natasha Kandiq, familjarët e të pagjeturve kanë lëshuar mbledhjen e komisionit. Sipas tyre, prezenca e saj është e panevojshme në panelin ku po diskutohej për personat e pagjetur.

Në kohën kur hulumtuesja serbe, Natasha Kandiq, mori fjalën, përfaqësuesit e të pagjeturve në shenjë proteste e kanë lëshuar mbledhjen.

Ahmet Grajqevci, kryetar i personave të pagjetur, ka thënë se prezenca e saj është panevojshme dhe se familjarët e të pagjeturve irritohen sa herë që Kandiq vjen në Kosovë.

Ai ka kritikuar institucionet e Kosovës, për mospjesëmarrje në tryezën e mbajtur për të pagjeturit.

“Ne, pse kemi nevojë të vjen Natasha Kandiq dhe neve të na mbaj ligjëratë, kur ne i dimë më mirë. Ato çka i din ajo nuk i tregon këtu, nuk ta qetë sekretin e shtetit vetë, nuk t’i tregon asnjë vend të varrezave masive në Serbi apo në territore tjera. Ne kemi institucionet tona, ne kemi pritur që do të kemi me institucione, e pamë që nuk ishin gjysma si gjithherë”, ka thënë  Grajqevci.

Fotot e personave të zhdukur

Tutje, Grajqevci, ka thënë se asnjë qeveri nuk e ka bërë punën e tyre sa duhet, për personat e zhdukur apo për krime të luftës.

“Asnjë qeveri deri sot nuk e ka bërë punën sa duhet e çka është kërkuar. Falë Zotit e kemi pas një komision për persona të zhdukur që e ka dhënë kontributin e vetë dhe ka punuar aq sa ka mundur dhe aq sa e kanë lejuar kushtet për punë. A sa i përket qeverive, asnjë qeveri nuk e ka dhënë kontributin e vetë në këtë drejtim, qoftë për personat e zhdukur, krimet e luftës, dëmet e luftës, nuk kanë punuar”, ka thënë ai.

Në Kosovë, si pasojë e luftës së fundit, janë rreth 1,630 persona, që nuk u dihet ende fati i tyre.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika