Zelenskyy: Çmimi tavan për naftën ruse është jo serioz

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, tha se bota kishte treguar dobësi duke vendosur kufirin në 60 dollarë, që sipas tij do të rriste buxhetin e Rusisë me 100 miliardë dollarë në vit

Volodymyr Zelensky, president i Ukrainës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, thotë se kufiri i çmimit prej 60 dollarësh i vendosur për naftën ruse, i rënë dakord nga BE, G7 dhe Australia nuk është “serioz” sepse është “shumë komod” për Moskën.

“Është vetëm çështje kohe kur do të duhet të përdoren mjete më të forta gjithsesi”, argumentoi Zelenskyy, duke shtuar, “Është për të ardhur keq që kjo kohë do të humbasë”, shkruan Aljaezeera.

Zelenskyy tha se bota kishte treguar dobësi duke vendosur kufirin në 60 dollarë, që sipas tij do të rriste buxhetin e Rusisë me 100 miliardë dollarë në vit.

“Këto para do të shkojnë drejt destabilizimit të mëtejshëm pikërisht të atyre vendeve që tani po përpiqen të shmangin vendimet serioze,” tha ai.

Rusia thotë se nuk do ta pranojë çmimin tavan të naftës

Ndërkaq, Rusia ka njoftuar se nuk do të pranojë një kufi mbi çmimet për eksportet e saj të naftës të miratuar nga aleatët perëndimorë.

Kufiri i çmimit, i miratuar të premten, synon të ndalojë vendet jo-anëtare të BE-së të vazhdojnë importimin e naftës së papërpunuar ruse në det, por do të ndalojë kompanitë e transportit detar, sigurimesh dhe risigurimesh që të trajtojnë ngarkesat e naftës së papërpunuar ruse në të gjithë globin, përveç nëse ajo shitet për më pak se 60 dollarë.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika