Qeveria në pritje të vendimit të Gjykatës për të “filluar shfryrjen e listave të veteranëve”

Enver Dugolli, nga partia që po qeverisë vendin ka thënë se shfryrja e listave të veteranëve do të fillojë pasi të përfundojë procesi gjyqësor dhe gjykata të dalë më një epilog

Protestat e veteranëve të UÇK-së

Deputeti i Lëvizës Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka thënë se veteranët duhet të kenë paga dinjitoze dhe se kjo kategori nuk është duke u trajtuar si duhet.

Dugolli theksoi se pa u përmbyllë procesi gjyqësor rreth fryrjes së listave, Qeveria nuk mund të fillojë procesin e shfryrjes së listave, nga gjyqësori Dugolli kërkoi që të përshpejtojë procesin, e të përmbyllet proces ky proces njëherë e mirë.

“Një gjë që po besoj që te jemi dakord, listat janë të fryra, këtë e kemi pas në diskutim edhe me vetë veteranët, edhe ata kanë të thënë se dyshojnë se lista janë të fryera… U bëj thirrje gjyqësisë të përshpejtoj drejt mbylljes së atij procesi, që ta përmbyllim këtë proces njehër e mirë. Kjo kategori nuk meriton të trajtohet sic po trajtohet tani, duhet të kenë paga dinjitoze”, ka thënë Dugolli në emisionin “Five” në RTV Dukagjini.

Ai gjithashtu tha se do të përmirësojnë anomalitë që gjendet në ligjet për veteranët, invalidët dhe familjet e dëshmorëve, sipas Dugollit ligji i veteranëve ka sjellë deri të fryrja e listave.

Deputeti i Lëvizës Vetëvendosje, Enver Dugolli

Ai tha se duhet të përfundojë procesi gjyqësor e pastaj Qeveria të fillojë masat për shfryrjen e listave.

“Nuk ekziston vetëm qeveria, qeveria ka vullnet, por këtu duhet të kyqen edhe veteranët edhe shoqatat… po presim që të mbyllet rasti gjyqësor. Nuk kemi mundësi, të fillojmë duhet të presim epilogun e këtij procesi gjyqësor”, ka shtuar Dugolli.

Ndërkaq, ushtruesi i Detyrës së OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar pas deklaratës së ministrit të financave, Hekuran Murati, lidhur me çështjen e listave të veteranëve të luftës.

Murati paralajmëroi se me një ligj të ri do të bëhet një verifikim, pasi sipas tij, ligji aktual ka mundësuar që “të hapet dera dhe të rritet numri aq shumë”.

Ndërkaq, Klinaku ka thënë se sa i përket çfarëdo ligji të ri për veteranët, apo amendamentin të ligjeve aktuale në fuqi, “këtë gjë e kemi thënë se kur dhe si mund të bëhet kjo, në shkresën tonë drejtuar qeverisë”.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika