Elshani i PDK-së: Zgjedhjet duhet të mbahen më 18 dhe 25 dhjetor

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Arianit Elshani, ka thënë se zgjedhjet në komunat veriore të vendit duhet të mbahen më 18 dhe 25 dhjetor dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të ofrojnë siguri për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arianit Elshani


Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga radhët e PDK-së, Arianit Elshani, ka thënë të martën e 6 dhjetorit se shteti i Kosovës nuk duhet të zbrapset dhe se zgjedhjet e jashtzakonshme në komunat në pjesën e veriut të vendit duhet të mbahen më 18 dhe 25 dhjetor.

“Veprimi i sotshëm për hapjen e Zyreve të KQZ-së në Komunat ku do të mbahen zgjedhjet ka qenë i koordinuar me Ministrinë e Punëve të Brendshme. Hapja e zyreve është e domosdoshme. Të gjitha aktivitetet e KQZ-së duhet të kryhen përmes prezencës fizike të zyrtarëve tanë në këto komuna, prandaj qasja dhe garantimi i sigurisë janë të domosdoshme”, ka thënë Elshani.

Ai tutje ka shkruar në faqen e tij në Facebook se tendencat politike për të destabilizuar dhe për të minuar procesin e zgjedhjeve nuk duhet të lejohen.

Ndër të tjera, Elshani u ka bërë thirrje institucioneve të ofrojnë siguri për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

“Prandaj 18 dhe 25 Dhjetori janë datë zgjedhjesh. Deri më tash si KQZ ne kemi Certifkuar Kandidatët për Kryetarë të Komunave dhe Kandidatë për Kuvende Komunale; kemi emëruar U.D Zyrtarë të Lartë Komunal e Komisione Komunale të Zgjedhjeve. Nesër hedhet shorti për subjektet politike, kurse pasnesër fillon fushata zgjedhore, prandaj e gjitha që kërkojmë është siguri në mënyrë që vullneti i qytetarëve të shprehet lirshëm duke zgjedhë përfaqësuesit e tyre, e drejtë kjo e pacenueshme”, tha Elshani.

Shija e redaktorit

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Presidentja Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri 2026: Kosova...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë urimin e saj për Vitin e Ri 2026, duke theksuar rëndësinë e reflektimit për vitin...

Të fundit nga rubrika