Finalja e Ligës Unike, Peja përballë kampionit në fuqi

Para finales së madhe që do të zhvillohet në Karagaq të Pejës, do të luhet ndeshja për medaljen e bronztë

Ilustrim

Zhvillohet sonte (e enjte) më 21 prill, finalja e madhe e Ligës Unike të basketbollit. Peja dhe Golden Eagle Ylli, do të kërkojnë trofeun e parë për këtë edicion të garave.

Kampionët aktual të Ligës Unike, therandasit e Adis Beciragic, siguruan finalen pas triumfit ndaj Teutës në gjysmëfinale, me rezultat 84:82.

Ilustrim

Me mjaftë mund, në finale kaloi edhe Peja, pasi mposhti Prizrenin-16, me shifrat 98-94, ku shkëlqeu Courtney Fells me 31 pikë të shënuara.

Finalja e madhe e Ligës Unike, mes Pejës dhe Golden Eagle Ylli-t, zhvillohet sonte në palestrën “Karagaq”, në Pejë dhe fillon në ora 20:45.

Paraprakisht, luhet ndeshja për medaljen e bronztë apo vendin e tretë, mes Prizreni-16 dhe Teutës.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika