Vetura godet një këmbësore në Prishtinë

Një këmbësore është goditur nga një veturë në Prishtinë, mëngjesin e të premtes së 9 dhjetorit. Ndërkaq, me këtë rast, po merret njësiti i trafikut rrugor

Ilustrim





Një këmbësore është goditur nga një veturë në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë. Këmbësorja ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Lajmin për Portalin Dukagjini, e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se ka pranuar informatën për këtë aksident dhe me rastin është duke u marrë njësiti i trafikut rrugor.

“Sot rreth orës 08:00,  kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një  këmbësore dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar këmbësorja, e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, thuhet tutje në konfirmimin e Ahmetit.





Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika