Serbët lokal mblidhen në Rudarë

Në veri të Kosovës kanë filluar të grumbullohen burra të maskuar për të penguar Policinë e Kosovës t'i kryejë detyrat e saj në terren

Qytetarët serbë në veri kanë filluar të mblidhen në Rudarë, në afërsi të Zveçanit. Sipas informatave nga vendi i ngjarjes, aty janë parë burra të maskuar dhe gra.

Arsyeja e mbledhjes ende nuk është bërë e ditur, por ka informata se kjo vjen pas një arrestimi në veri, raporton REL.

Në këtë vend, Rudarë, më herët janë ngritur barrikada nga serbët lokalë.

Shefi i Zyrës për Kosovën në Beograd, Petar Petkoviq, ka deklaruar se në Jarinjë sot është arrestuar Dejan Pantiq, ish pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Krahas kësaj, në Veri të Mitrovicës është lëshuar alarmi i sigurisë.

Ndizet alarmi i sigurisë në Veri të Mitrovicës (VIDEO)

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika