Alarm për bombë në aeroportin e Shkupit

Alarmet për bomba kanë shqetësuar Shkupin ditëve të fundit, siç raportojnë mediat në vend, gjatë të premtes, ka pasur alarm të tillë edhe në Aeroportin e Shkupit, gjë që ka bërë që të gjitha fluturimet të anulohen

Ilustrim

Të premten e 16 dhjetorit, ka pasur alarm për bomba në disa lokacione, ndër to edhe në aeroportin e Shkupit, gjë që ka bërë që të anulohen të gjitha fluturimet.

Fluturimet u anuluan për shkak se u raportua për një mjet shpërthyes të vendosur në aeroportin e Shkupit.

Pas një raportimi të tillë, po bëhet evakuimi i punonjësve dhe pasagjerëve.

Ditëve të fundit ka pasur kërcënime me bomba, të cilat synojnë institucionet, shkollat fillore dhe të mesme, qendrat tregtare dhe ndërtesat e banimit.

Siç shkruan portali i AlsatM, gjatë të premtes, është thënë se në hotelin “Aleksandar Palas” dhe në Qendrën Tregtare “East Gate”, janë vendosur alarme për bomba.

Ndryshe, nga hoteli janë evakuuar të gjithë mysafirët dhe të punësuarit, është anuluar edhe konferenca vjetore e Odës ekonomike, në të cilën do të merrte pjesë edhe kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski.

Vetëm gjatë të enjtes së 15 dhjetorit, janë raportuar 49 bomba të vendosura, mes tyre edhe në shkollat në Kavadar.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika