Unaza e Prishtinës shndërrohet në qarkore njëkahëshe për automjetet

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të shtunën e 23 dhe të dielën e 24 prillit do të testojë shndërrimin e të gjithë unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe

Qendra e Prishtinës

Ky testim do të funksionojë gjatë kësaj fundjave, tërësisht si rrugë njëkahëshe.

Sipas kryetarit të komunës, Përparim Rama, njëra korsi do të jetë për vetura, kurse tjetra për shëtitje në këmbë dhe me biçikleta.

Komuna ka bërë të ditur se ky testim do të përfshijë këto rrugë:

– Rruga ‘Agim Ramadani’ që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rrethrrotullimi prapa ndërtesës së Komunës.

– Rruga ‘UÇK’ nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia.

– Rruga ‘Migjeni’ deri te ndërtesa e ish-OSBE-së

– Rruga ‘Luan Haradinaj’ deri te semaforët pranë Bankës Qendrore

– Rruga ‘Garibaldi’ deri te semaforët pranë Grandit

– Rruga ‘George Bush’ deri te semaforët pranë Katedrales

– Rruga ‘Eqrem Çabej’ deri te semaforët pranë ish-Menzës së Studentëve.

“Lëvizja e trafikut nëpër unazën e mësipërme do të jetë njëkahëshe në të gjitha korsitë dhe krahët e rrugëve”, ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika