Shqipëria blen dronë “Bayraktar” nga Turqia

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një deklaratë për media ka treguar se Shqipëria ka firmosur marrëveshjen për blerjen e flotës së dronëve Bayraktar nga Turqia. Teksa, ka shtuar se këta dronë janë të një niveli të lartë teknologjie

Edi Rama

Shqipëria ka firmosur marrëveshjen për blerjen e flotës së dronëve Bayraktar nga Turqia.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili në një deklaratë për media ka thënë se dronët e blerë nga Turqia janë, “teknologjia më e lartë e fluturimeve për misione ushtarake, policore dhe civile, në funksion të sigurisë kombëtare, të luftës kundër krimit e kultivimit të paligjshëm të hashashit, të emergjencave civile, mbrojtjes së territorit dhe mbledhjes së informacioneve gjeohapësinore”.

Tutje, Rama ka shtuar se kjo marrëveshje është arritur falë partneritetit strategjik mes Turqisë dhe Shqipërisë, ndërsa ka theksuar se këta dronë janë të një niveli të lartë teknologjie.

“Me këtë marrëveshje nuk po sjellim këtu në Shqipëri teknologjinë më të mirë në këtë fushë, por kështu do sjellim në Shqipëri një fushë të re njohurish. Është shumë mirë që marrëveshja nuk është vetëm për të blerë dronët por ka të bëjë edhe me ndërtimin e një ure mes FA tona dhe kompanisë ‘Bajraktar’ që do kujdeset për trajnimin e njerëzve. Më shumë se 30 persona që do përzgjidhen me shumë kujdes me ndihmën e kompanisë ‘Bajraktar’ dhe do përgatiten për të marrë funksionin e qendrës së kontrollit që do jetë objekt i teknologjisë më të lartë në bazën ajrore të Kuçovës”, ka thënë Rama.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika