Protesta në veri të Mitrovicës, Policia njofton se do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe sigurisë

Pas paralajmërimit për mbajtjen e një protestë/tubimi në veri të Mitrovicës të enjten e 22 dhjetorit, Policia e Kosovës ka njoftuar se do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe sigurisë. Ndërsa, ka ftuar qytetarët për kujdes dhe protestë të qetë

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës përmes një komunikate ka njoftuar se në protestën e cila është paralajmëruar të mbahet në veri të Mitrovicës të enjten e 22 dhjetorit do të kujdeset që të ruajë rendin dhe qetësinë publike.

“Sot, në veri të Mitrovicës është paralajmëruar të mbahet një protestë/tubim, andaj lidhur me këtë Policia e Kosovës duke njohur të drejtën për tubime publike përmes protestës paqësore, sipas detyrës zyrtare kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe detyrave të përcaktuar sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e dërguar nga PK.

Policia e Kosovës, ka ftuar qytetarët që të kenë vëmendje dhe kujdes, të protestojnë në mënyrë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve.

“Duke ditur rrethanat dhe situatën e brishtë të sigurisë të krijuar nga grupet kriminale në veri të vendit dhe tendencës për destabilizim të situatës, Policia e Kosovës fton qytetarët që të kenë vëmendje dhe kujdes të shtuar përgjatë thirrjes së kësaj proteste, të protestojnë në mënyrë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve të mundshme, të çfarëdo natyre qofshin ato”, thuhet tutje në njoftimin e Policisë.

Tutje, Policia ka theksuar se do të kujdeset në ndërmarrjen e masave konform zhvillimeve dhe situatës në veri, në mënyrë që të ofrohet rend dhe siguri.

“Angazhimet policore në forcimin e rendit dhe sigurisë publike, ofrimi sigurisë ndaj qytetarëve si dhe ndërmarrja e masave policore konform situatës dhe zhvillimeve në veri të vendit, do të vazhdojnë të mbesin ndër objektivat dhe detyrat primare të Policisë së Kosovës”, bëhet e ditur në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika