Hoxhaj nga Haga: Nuk mund ta përmbyllja vitin 2022, pa i vizituar miqtë e mi, Thaçin e Veselin

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vizituar ish-presidentin, Hashim Tahçi dhe ish-kryeparlamentarin, Kadri Veseli, në Hagë

Enver Hoxhaj

“Nuk mund ta përmbyllja vitin 2022, pa i vizituar miqtë e mi, presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin Kadri Veseli, të cilët po mbahen pas nëntë dyerve të mbyllura, padrejtësisht, në Hagë! Ata mbyllën portën e errët të robërisë dhe së bashku me UÇK-në hapën derën e madhe të lirisë”.

Kështu ka deklaruar deputeti i Partisë Demokratikë të Kosovës, Enver Hoxhaj, pas vizitë së tij te ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Hoxhaj tha se ata do të triumfojnë përsëri mbi këtë padrejtësi të re, sikurse kanë triumfuar nga padrejtësitë e vjetra.

“Ata do të triumfojnë përsëri mbi këtë padrejtësi të re, sikurse kanë triumfuar mbi padrejtësitë e vjetra të historisë”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika