Gërvalla raporton në Komisionin për Punë të Jashtme

Të premten, ministrja Gërvalla do të raportojë në Komisionin për Punë të Jashtme për aktivitetet e MPJD-së gjatë vitit 2022

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla të premten e 23 dhjetorit do të raportojë në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

Në këtë komision, ministrja Gërvalla duke filluar në ora 15:00 do të raportojë lidhur me punën dhe aktivitetet e këtij dikasteri gjatë vitit 2022.

Ndryshe, Kosova, të enjten e 15 dhjetorit, ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Gërvalla e kishte cilësuar si momentum të duhur aplikimin zyrtar të Kosovës në BE.

Ajo kishte thënë se perspektiva evropiane është e ardhmja e shtetit të Kosovës dhe se është hap i rëndësishëm që Republika e Kosovës më në fund ka shprehur vullnetin e saj për t’u bërë anëtare në BE.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika