Ischinger i shqetësuar për situatën në veri: Veprimi vendimtar i Bashkimit Evropian është urgjent

Ish-emisari gjerman në bisedimet Kosovë-Serbi, Wofgang Ischinger, është shprehur i shqetësuar për situatën e tensionuar në veri të vendit. Ai ka thënë se roli apo veprimi vendimtar i BE-së është urgjent

Wofgang Ischinger

Ish-emisari gjerman në bisedimet Kosovë-Serbi, Wofgang Ischinger, është shprehur i shqetësuar për situatën e tensionuar në veri të vendit.

Ai në një postim në Twitter, ka shkruar se veprimi vendimtar i Bashkimit Evropian është urgjent, ndërsa ka shtruar pyetjen nëse Serbia është e vetëdijshme që nxitja e dhunës në Kosovë, do ta bënte të pamundur vazhdimin e procesit të anëtarësimit në BE.

“Thellësisht i shqetësuar për tensionet e vazhdueshme. Veprimi/roli vendimtar i BE-së urgjent. A është vënë në dijeni Serbia se nxitja e dhunës në shtetin fqinj, Kosovën, do ta bënte të pamundur vazhdimin e procesit të anëtarësimit në BE”, shkruan Ischinger, transmeton Portali Dukagjini.

Ndryshe, lidhur me gjendjen e sigurisë në veri dhe vendosjen e barrikadave, të enjten ka mbajtur një konferencë për media, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se barrikadat në veri kanë humbur kuptimin.

Ndërkaq, komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, të premten në mbrëmje ka thënë se duhet të shmanget shfaqja provokuese e forcës dhe zgjidhja duhet përmes dialogut.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika