KFOR-i: Ushtria serbe s’ka nevojë për autorizim për të lëvizur në territor të saj, FSK nuk mund të shkoj në veri pa miratimin tonë

KFOR-i, përmes një komunikate për media, ka reaguar për vizitën që ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq dhe gjenerali i ushtrisë serbe, Milan Mojslioviq, i kanë bërë ushtrisë serbe që ndodhen në Rashkë

Foto ilustrim, trupat e KFOR-it

KFOR-i ka reaguar lidhur me vizitën e ministrit serb të Mbrojtjes dhe shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura të Serbisë, në bazën ushtarake serbe në Rashkës.

KFOR-i ka thënë se Forcat e Armatosura serbe nuk kanë nevojë për autorizimin e tyre për të lëvizur në territorin serb.

“Pas raportimeve se ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, dhe shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjenerali Milan Mojsiloviq, disa ditë më parë vizituan njësitë e Forcave të Armatosura të Serbisë të dislokuara në zonën e Rashkës, rreth 2 kilometra nga vija kufitare administrative me Kosovën, është e dobishme të kujtojmë se Forcat e Armatosura Serbe nuk kanë nevojë për autorizim nga KFOR-i për të lëvizur dhe stërvitur në territorin serb”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

KFOR-i ka shtuar se në përputhje me marrëveshjet ekzistuese, nga SAF kërkohet të informojnë shtabin e KFOR-it vetëm në rast se disa nga njësitë e tyre duhet të shkojnë më afër se 1 mijë metra nga vija kufitare administrative (ABL) me Kosovën.

“Informacioni duhet t’i jepet KFOR-it nga Komisioni i Përbashkët Zbatues, misioni i të cilit është të lehtësojë komunikimin dhe mirëkuptimin ndërmjet komandantit të KFOR-it dhe Forcave të Sigurisë Serbe”, thuhet tutje në reagimin e tyre.

Ndërkaq, KFOR-i ka thënë se sa i përket Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), vendosja e tyre, sipas marrëveshjeve ekzistuese, kërkon pëlqimin paraprak të komandantit të KFOR-it për të shkuar në veri të Kosovës.

“KFOR-i, në përputhje me mandatin e tij, mund të angazhohet me përfaqësues legjitimë të komunitetit lokal në veri të Kosovës si pjesë e këtij procesi të pajtimit”.

Në reagimin e tyre, KFOR-i ka përkujtuar se të gjitha palët kanë respektuar gjithmonë marrëveshjet ekzistuese dhe ka bërë thirrje që të vazhdojnë ta bëjnë këtë.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika