Ukraina pretendon se ka vrarë 400 ushtarë rusë në natën e ndërrimit të motmoteve

Një ushtar ukrainas në vijën e frontit në Donbas të hënën. Diego Herrera Carcedo / Anadolu Agency nëpërmjet Getty Images, 11 prill

Ukraina pretendon se ka vrarë rreth 400 ushtarë rusë në një sulm me raketa në rajonin e pushtuar të Donetskut.

Siç raporton BBC-ja, raketa thuhet se është hedhur në qytetin Makiivka, ku mendohej se ishin vendosur forcat ruse.

Ndonëse numri i saktë i viktimave nuk është verifikuar, megjithatë autoritetet proruse pranuan se ka trupa të pajetë.

Në Kiev, sulmet ajrore u dëgjuan të dielën mbrëma, ndërsa vala e fundit e sulmeve me dronë dhe raketa nga Rusia vazhdoi.

Daniil Bezsonov, zyrtar i lartë i mbështetur nga Rusia në pjesët e pushtuara të Donetskut, ka theksuar se raketa goditi Makiivkan dy minuta pas mesnate në ditën e Vitit të Ri.

“Një goditje masive iu dha shkollës profesionale nga MLRS Himars amerikan. Ka pasur të vdekur dhe të plagosur, numri i saktë ende nuk dihet”, ka thënë ai.

Sipas ushtrisë ukrainase, përveç 400 të vrarëve, edhe 300 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Në një fjalim të vitit të ri, presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se Rusia do të luftojë për të mbrojtur sovranitetin dhe pavarësinë e saj.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika