Messi shpallet lojtari më i mirë i vitit 2022 nga IFFHS

Çmimet për yllin argjentinas Lionel Messi nuk kanë të ndalur, edhe këtë vit ai e nisi me trofe, duke u shpallur kësaj radhe lojtari më i mirë i vitit 2022 nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS)

Lionel Messi

Çmimet për kampionin e botës, Lionel Messi, nuk kanë të ndaluar. Ai këtë të enjte të 5 dhjetorit është emëruar lojtari më i mirë i botës për meshkuj për vitin 2022 nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS).

Ky trofe individual për Messin, që fitoi Kupën e Botës në Katar, erdhi qysh në fillim të vitit 2023.

Messi u shpall më i miri i vitit 2022 në renditjen e IFFHS me 275 pikë, shumë më përpara se Kylian Mbappe, pasi ai ishte në vendin e dytë me vetëm 35 pikë.

Pesëshen e parë të këtij çmimi e plotësuan, Lionel Messi, Kylian Mbappe, Karim Benzema (30 pikë), Luka Modric (15 pikë) dhe Erlind Haaland (5 pikë).

Ilustrim

Këtë lajm e ka bërë të ditur raportuesi për Kombëtaren e Argjentinës, Roy Nemer në rrjetin social Twitter.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika