IPK rekomandon suspendimin e gjashtë zyrtarëve policorë

Inspektorati Policor i Kosovës(IPK) ka rekomanduar suspendimin e gjashtë zyrtarëve policorë në Ferizaj

Ilustrim

Inspektorati Policor i Kosovës(IPK), ka njoftuar se Departamenti i Hetimeve ka pranuar të enjten e 19 janarit ankesë nga një qytetar, për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga disa zyrtarë policorë në Ferizaj.

Ky rast raportohet të ketë ndodhur në orët e hershme të mëngjesit, kur qytetari ishte ndaluar nga policia si i dyshuar për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

“Rasti është regjistruar në IPK dhe hetuesit janë angazhuar duke ndërmarrë veprime konkrete hetimore”, ka njoftuar IPK-ja.

Tutje në këtë komunikatë për media, IKP-ja i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tyre.

“Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti”, thuhet tutje në komunikatë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika