KRU “Mitrovica” njofton qytetarët për orarin kur mund të furnizohen me ujë të pijes nga cisternat

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Mitrovica" ka njoftuar për orarin kur qytetarët e Mitrovicës mund të furnizohen me ujë të pijes

Qytetarët duke u furnizuar me ujë të pijes

Komuna e Mitrovicës është njëra ndër rajonet më të prekura nga vërshimet e së enjtës së 19 janarit. Këto vërshime kanë bërë që qytetarët e kësaj zone të kenë mungesë të ujit të pijshëm.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”, të premten e 20 janarit, ka njoftuar për orarin kur qytetarët e Mitrovicës mund të furnizohen me ujë të pijes.

“Cisterna me ujë të pijes do të vendoset tek Shkolla Fillore “Migjeni” në Iliridë duke filluar nga ora 22:00 deri ne ora 23:30″, ka njoftuar KRU “Mitrovica”.

Tutje thuhet se nga ora 23:30, cisterna me ujë të pijes do të vendoset në fshatin Gushafc, dhe aty do të qëndroj derisa të zbrazet komplet.

“Cisterna me ujë të pijes do të vendoset tek Shkolla Fillore “Migjeni” në Iliridë duke filluar nga ora 22:00 deri ne ora 23:30. Ndërsa, nga ora 23:30 Cisterna me ujë të pijes do të vendoset në fshatin Gushafc dhe aty do të qëndroj derisa të zbrazet komplet”, ka njoftuar KRU “Mitrovica”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika