Nura: Dëmet në infrastrukturë janë disa milionëshe

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka njoftuar se si pasojë e vërshimeve komuna e Skenderajt ka pësuar dëme shifra e të cilave arrin vlerën e dhjetëra miliona eurove

Ilustrim

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka bërë të ditur të shtunën e 21 janarit se dëmet në infrastrukturë si pasojë e reshjeve të dy ditëve të fundit janë disa milionëshe.

Ndërsa, ka theksuar se tri ura në fshatin Llaushë janë dëmtuar dhe janë jashtë funksionit.

Megjithatë sipas Nures, ekipet po punojnë në mënyrë që qytetarët të kenë rrugë alternative për të shfrytëzuar.

“Dëmet vetëm në infrastrukturë janë disa milionëshe. Tri ura në fshatin Llaushë, të dëmtuara rëndë, janë tërësisht jashtë funksionit. Ekipet me mjete të rënda janë duke u mundur të krijojnë alternativa për qarkullimin e qytetarëve”, ka shkruar Nura në Facebook.

Nura gjithashtu ka bërë të ditur se kanë mbajtur një takim në mëngjes dhe është  përfunduar që qindra familje, biznese e sipërfaqe të tokave bujqësore kanë pësuar dëme nga vërshimet, shifrat e të cilave arrijnë vlerën e dhjetëra miliona eurove.

“Nga takimi i mëngjesit të sotëm me drejtorët komunal, pas një pune kolosale gjatë ditës së djeshme deri në mesnatë, nga të gjitha ekipet e Shtabit Emergjent, rreth raportimit të vlerësimit fillestar të dëmeve nga vërshimet në zonat e prekura, me qindra familje që kanë pësuar nga kjo fatkeqësi, me qindra biznese e sipërfaqe të mëdha të tokës bujqësore, ku përllogaritjet flasin për dëme në vlerën e dhjetëra miliona eurove”, ka njoftuar Nura.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika