Mehaj dhe kryetari i Aleancës së Biznesit Kosovar nënshkruajnë Memorandumin e Bashkëpunimit

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe kryetarti i Aleancës së Biznesit Kosovar, Agim Shahini kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit. Minsitri Mehaj ka shprehur mirënjohjen për vullnetin e përfaqësuesëve të bizneseve vendore për mbështetjen e pjesëtarëve të FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe kryetari i Aleancës së Biznesit Kosovar

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se bizneset vendore mbështesin FSK-në, “duke mbështetur ushtrinë po mbështesin zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin e vendit!”.

“Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, sot me Aleancën e Biznesit Kosovar, kryesuar nga kryetari Agim Shahini, nënshkruam Memorandumin e Bashkëpunimit”, ka njoftuar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Mehaj ka njoftuar se ka shprehur mirënjohjen për vullnetin e përfaqësuesëve të bizneseve vendore për mbështetjen e pjesëtarëve të FSK-së “duke u mundësuar zbritje në produkte, artikuj dhe shërbime nga bizneset”.

“Ndërsa nga ana e tij, kryetari i AKB-së, z. Shahini u shpreh se kjo iniciativë është shprehje e vullnetit të ndërmarrësve për mbështetje të sigurisë së vendit në formë ekonomike. Gjithashtu, ai u zotua se në vazhdimësi do të rritet numri i bizneseve vendore të cilat do të mbështesin FSK-në”, ka shtuar Mehaj.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika