Prokurori i Shtetit kërkon paraburgim ndaj nëntë zyrtarëve në Lipjan për “Keqpërdorim të pozitës zyrtare” dhe “Mashtrim”

Të martën e 24 janarit, Prokurori i Shtetit ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj nëntë zyrtarëve publikë në Lipjan, të cilët dyshohen për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik” dhe “Mashtrimi”

Prokuroria e Shtetit

Prokurori i Shtetit ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj nëntë personave (zyrtarëve publikë) në Lipjan, sepse dyshohen për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik” dhe “Mashtrimi”.

“Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente, ndaj 9 personave për shkak të veprave penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik’ dhe ‘Mashtrimi’, sipas KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Të hënën e 23 janarit, Policia e Kosovës ka arrestuar nëntë persona, të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit” dhe “Mashtrim”.

Sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë, personat e arrestuar në cilësinë e personave zyrtarë, si anëtarë të Komisionit teknik kanë bërë pranimin e punimeve të stadiumit të futbollit në fshatin Magure – Komuna e Lipjanit, kinse janë kryer punimet sipas kontratës së fituar nga një kompani.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika