U plagosën dy gra dhe vdiq i dyshuari, as pas 24 orësh nuk dihen motivet e rastit

Përkundër se kanë kaluar më shumë se 24 orë nga plagosja e dy grave në Fushë Kosovë, ende nuk janë bërë të ditura dyshimet mbi motivet që dyshohet se e shtyen një të moshuar të shkrepë armën. Për të dyshuarin dihet se mbeti i vdekur pas shkëmbimi të zjarrit me Policinë, ndërkohë dy gratë e plagosura po trajtohen në QKUK dhe janë jashtë rrezikut për jetë

Në rrugën “Besa-besë” ishin duke lëvizur së bashku, kur ndaj tyre u shkrepën plumbat. Nënë e bijë mbetën të plagosura nga një person i tretë. E kur kanë kaluar 24 orë nga rasti, arsyet ende mbetën të panjohura.

I dyshuari për plagosjen në Fushë-Kosovë u lokalizua nga policia, por mbeti i vdekur pas shkëmbimit të zjarrit.

Të plagosurat M.A dhe F.G i janë nënshtruar operacionit dhe po vazhdojnë të trajtohen në QKUK.

Driton Parduzi, kirurg ka thënë se “(44 vjeçarja) Kjo është ekstobu në sallë të operacionit është transferi më repart tek ne është duke u mjekuar, gjendja e përgjithshme e dy pacienteve është e përmirësuar. Ndërsa pacienta tjetër e moshës 64 vjeçare ka një gjendje të përgjithshme më të rëndë por në krahasim me gjendjen me të cilën ka ardhë në emergjencë është dukshëm më mirë”.

Lidhur me rastin, për disa vepra penale hetimet kanë nisur edhe nga Prokuroria.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka thënë se “Rastit te cilit i referoheni ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka iniciuar hetime në drejtim të veprave penale “Vrasja e rendë në tentative” dhe “Armëmbajtje pa leje”, si dhe në koordinim me Policinë janë duke u marrë veprimet e nevojshme hetimore”.

Përkundër se nuk dihen motivet që quan në plagosjen e dy grave, aktiviste nga shoqëria civile thonë se një pjesë të fajit në mos-parandalimin e këtyre rasteve e kanë institucionet.

Fjolla Muçaj, aktiviste për të drejtat e grave ka thënë se”Rasti i hedhjes posht të aktakuzës për rastin e 11 vjeçarës dhe kthimi i saj në ri-gjykim po tregon një jo-seriozitet ndaj sistemit të drejtisë në përgjithësi, edhe ky nuk është rasti i vetëm. Ne i kemi parë në rastet tjera dënimet më ulëta”.

Përpos që nuk janë bërë të ditura dyshimet për motivet e rastit, nuk dihen as raportet që kishin viktimat me të dyshuarin për këtë rast.

 

 

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika