Lumi: FIFA merr vet masa nëse ndaj kryetarit të Federatës dyshohet diçka

I ftuar në emisionin “Dueli Sportiv”, opinionisti i njohur, Alban Lumi ka diskutuar për zhvillimet e fundit në Federatën e Futbollit të Kosovës, më konkretisht për kryetarin e FFK-së, Agim Ademi.

Ai fillimisht tha se “nëse ndiqet për atë punë në të cilën është në pozitën ku është, nëse prej kryetarit të Federatës dyshohet diçka që ka të bëjë me FFK-në, FIFA merr vet masa ndaj kësaj dhe bashkëpunon me organet tjera”.

Lumi po ashtu shtoi se “për veprat tjerat çka ngritën, FIFA-s nuk i intereson, a nëse është i dënuar atëherë është vendim i prerë dhe udhëzimi ynë administrativ nuk e lejon”.

“Dueli Sportiv” do të vazhdojë çdo të diele, me fillim nga ora 22-00.

Përveç diskutimeve për futbollin vendor, në vazhdim do të ketë edhe shumë gjëra tjera nga bota e sportit.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika