Bebe Rexha paralajmëron projekt të ri muzikor

Bebe Rexha, këngëtarja me prejardhje shqiptare ka paralajmëruar projektin e saj muzikor nëpërmjet rrjeteve sociale

Bebe Rexha

Bebe Rexha ka paralajmëruar se shumë shpejt do të sjellë këngë të re.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, ka bërë të ditur në rrjetet sociale se është e entuziazmuar për këtë.

Ajo madje ka publikuar një pjesë të këngës, përmes një videoje të publikuar në Facebook ku shihet teksa e këndon atë.

Bebe ka korrur sukses të madh me bashkëpunimin e saj me David Guettan, të titulluar “I’m Good”.

Kënga ka hyrë në mesin e këngëve më të dëgjuara në botë vitin e kaluar.

Bebe dhe David do të mësojnë më 5 shkurt nëse kanë fituar çmimin Grammy. Ky është nominimi i tretë i Bebes, por ajo ende nuk ka fituar.

Deri më tani, David është nominuar 11 herë dhe ka fituar dy herë.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika