Distria Krasniqi kualifikohet në gjysëmfinale të Grand Slamit në Paris

Grand Slam Paris 2023 mbahet të shtunën dhe të dielën, në ndeshjet e realizuara deri më tani xhudistja Distria Krasniqi ka arritur të kualifikohet në gjysëmfinale

Distria Krasniqi

Xhudistja Distria Krasniqi është kualifikuar në gjysëmfinale të Grand Slamit në Paris.

Në kategorinë deri 52 kilogramë, ajo fillimisht arriti ta mposhtë spanjollen Marina Castello Diez, ndërsa në çerekfinale mongolezen Sosorbaram Lkhagvasuren.

Ndaj mongolezes fitoi me Ippon, pasi kundërshtarja e saj i mori tri dënime.

Krasniqi do të luftojë të shtunën e katër shkurtit për të siguruar një tjetër medalje për Kosovën në garat ndërkombëtare.

Për këtë medalje pritet të luftojë me xhudisten franceze, Amandine Buchars në kuadër të kategorisë deri në 52 kilogramë.

Në anën tjetër, ishte xhudistja Laura Fazliu e cila u ndal në raundin e tretë të kategorisë deri 63 kg.

Pak para fundit, gjyqtarët ia dhanë Fazliut dënimin e tretë.

Fazliu u ndesh me kanadezen Catherine Beuchemin-Pinard, e cila është e dyta e ranguar në botë dhe njihet si medaliste olimpike nga Tokio.

Ndërkaq, Flaka Hoxha, ishte ajo që e kaloi amerikanen Holguin por pësoi nga francezja Priscilla Gneto.

Ndryshe, Grand Slam Paris 2023 mbahet të shtunën dhe të dielën, aty marrin pjesë katër xhudiste nga Kosova, Distria Krasniqi, Flaka Loxha, Laura Fazliu dhe Loriana Kuka.

Të dielën mbetet të përballet me kundërshtar Loriana Kuka në katëgorinë 78 kilogramë.

Ndërsa, në këtë Grand Slam do të ketë pjesëmarrës nga 5 kontinente, me 82 shtete, 520 garues, prej të cilëve 315 janë meshkuj e 205 janë gra.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika