Tërmetet në Turqi, Erdogan shpall shtatë ditë zie kombëtare

Presidenti i Turqisë ka thënë se “për shkak të tërmeteve të ndodhura në vendin tonë më 6 shkurt 2023, është shpallur zie kombëtare shtatë ditë”

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan

Për shkak të tërmeteve që kanë ndodhur në Turqi, presidenti i këtij vend, Rexhep Taip Erdogan, ka shpallur shtatë ditë ditë zie kombëtare.

Erdogan shtoi se flamuri turk do të ulet në gjysmë shtizë deri të dielën e 12 shkurtit, në Turqi dhe në të gjitha përfaqësitë e Turqisë në vendet e tjera.

“Për shkak të tërmeteve të ndodhura në vendin tonë më 6 shkurt 2023, është shpallur zie kombëtare shtatë ditë. Flamuri ynë do të ngrihet në gjysmështizë deri në perëndim të diellit të dielën, 12 shkurt 2023, në të gjitha përfaqësitë e vendit tonë dhe të huaja”, ka shkruar Erdogan.

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 goditi pjesë të gjera të Turqisë dhe Sirisë, herët të hënën, duke rrëzuar qindra ndërtesa dhe duke lënë të vrarë më shumë se 2,300 njerëz.

Qindra besohet se ende janë të bllokuar nën rrënoja dhe numri pritet të rritet, ndërsa punonjësit e shpëtimit kërkuan nën grumbullime rrënojash në qytete dhe qyteza në të gjithë zonën.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika