OKB: Pothuajse 8 milionë persona janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i konfliktit me Rusinë

Koordinatori për Ndihmë Emergjente i Kombeve të Bashkuara, Martin Griffiths, ka thënë se pothuajse 8 milionë persona janë larguar nga Ukraina, qëkur ka filluar konflikti gati një vit më parë

Koordinatori për Ndihmë Emergjente i OKB-së, Martin Griffiths

Koordinatori për Ndihmë Emergjente i Kombeve të Bashkuara, Martin Griffiths, ka thënë se pothuajse 8 milionë persona janë larguar nga Ukraina, qëkur ka filluar konflikti gati një vit më parë.

Pothuajse 8 milionë persona janë larguar nga Ukraina për në shtetet fqinje, ndërkaq 5.3 milionë persona të tjerë janë zhvendosur brenda vendit, ka thënë Griffiths në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Kreu i Zyrës për Koordinim dhe Çështje Humanitare të OKB-së, ka deklaruar se 17.6 milionë persona, apo pothuajse 40 për qind e popullatës së Ukrainës, kanë nevojë për ndihmë humanitare.

Griffiths ka shtuar se më vonë gjatë këtij muaji, në Gjenevë do të prezantojë Planin për Përgjigje Humanitare për Ukrainën, duke theksuar se ky plan kërkon një shumë prej 3.9 miliardë dollarësh.

“Dhuna nuk po tregon asnjë shenjë që po zbutet”, ka potencuar ai.

Në shifrat e prezantuara nga OKB-ja thuhet se mbi 7 mijë civilë janë vrarë qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022.

“Numri real i viktimave sigurisht që është më i lartë”, ka thënë Griffiths.

Sipas Agjencisë së OKB-së për Refugjatë, lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka shkaktuar lëvizjen më të madhe të refugjatëve që nga Lufta e Dytë Botërore. REL

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika