Pas 35 vjetësh hapet pika kufitare mes Armenisë dhe Turqisë, arsyeja bartja e ndihmave

Që nga viti 1988 një pikë kufitare mes Armenisë dhe Turqisë ka qenë e mbyllur. Pas tërmetit që goditi Turqin të hënën, këtë të shtunë është hapur pas 35 vjetësh kjo pikë, me qëllim që të barten ndihma për popullin turk

Pika e hapur pas 35-vjetësh në kufirin mes Turqisë dhe Armenisë

Një pikë kufitare mes Armenisë dhe Turqisë është hapur të shtunën e 11 shkurtit, për herë të parë pas 35 vjetësh.

Një gjë e tillë siç njoftojnë mediat ndërkombëtare, ndodhi me qëllim që të lejohet bartja e ndihmave pas tërmetit që goditi të hënën Turqinë.

I dërguari i posaçëm i Turqisë për dialogun me Armeninë, Serdar Kiliç, ka thënë se pesë kamionë me ndihma arritën në Turqi në këtë pikëkalim kufitar që u hap të shtunën.

Në ato pesë kamionë kishte ilaçe, ushqim, ujë dhe paketa të tjera ndihmë që arritën në Turqi nga populli armen.

Kësisoj, Kiliç ka dërguar falënderime për popullin armen.

Ndryshe, kjo ka qenë hera e parë që është hapur kjo pikë kufitare që nga viti 1988.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika