Blinken uron Kosovën, përmend dialogun me Serbinë dhe njohjen reciproke

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka uruar popullin e Kosovës në rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë. Ai gjithashtu ka përmendur edhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, në këtë pikë ka thënë se njohja reciproke është thelbësore për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka uruar popullin e Kosovës në rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë.

Në letrën e tij, ai ka thënë se Kosova ka bërë përparim të jashtëzakonshëm në këto 15 vjet.

“Përparimi i Kosovës gjatë pesëmbëdhjetë viteve të pavarësisë është i jashtëzakonshëm për hapat e saj të mëdhenj në zhvillimin e një demokracie të qëndrueshme, multietnike dhe gjithëpërfshirëse”, thuhet në letrën e Blinken.

“Kosova është një nga vendet më të reja në botë; qytetarët e saj me të drejtë janë krenarë për progresin që ka bërë Kosova në promovimin dhe avancimin e vlerave demokratike dhe forcimin e institucioneve për të ofruar qeverisje të mirë, sundim të ligjit dhe mundësi ekonomike për të gjithë kosovarët. Ne jemi thellësisht mirënjohës për pritjen bujare të Kosovës të afganëve të zhvendosur, përgjigjen e prerë të Kosovës ndaj luftës brutale dhe të paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës dhe për ndihmën ndaj gazetarëve dhe të tjerëve që kërkuan strehim në vendin tuaj”, ka vijuar më tej ai.

Ai ka përmendur bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke nënvizuar edhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, por gjithashtu ka përmendur edhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Ai në këtë pikë ka thënë se njohja reciproke është thelbësore për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.

“Partneriteti i qëndrueshëm ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës i ka rrënjët në mirëkuptimin reciprok, vlerat dhe miqësinë mes popullit tonë. Mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin për prioritetet tona të përbashkëta për të forcuar sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor. Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, në qendër të njohjes eventuale reciproke, mbetet thelbësor për këtë. Marrëveshja e propozuar së fundmi në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja ka mbështetjen tonë të fortë dhe do ta çojë në masë të madhe vendin tuaj drejt stabilitetit më të madh rajonal dhe integrimit evropian dhe euroatlantik”, ka shtuar Blinken.

Ndërsa, e ka mbyllur letrën e tij duke uruar gjithë popullin kosovar për një vit të qetë dhe të begatë.

“Përsëri urime të gjithë popullit të Kosovës – mikut, partnerit dhe aleatit tonë – në këtë ditë të rëndësishme. Ju uroj një vit të qetë dhe të begatë në vazhdim”, ka shkruar në fund të letrës Blinken.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika