Mehaj uron Kosovën: Asgjë nuk do të ishte e mundur pa luftën e UÇK-së

Në urimin e tij për 15-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se “Asgjë nuk do të ishte e mundur pa luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vullnetin e hekurt të veprimtarëve të çështjes kombëtare dhe ndihmën e partnerëve tanë ndërkombëtarë, andaj u jemi falenderues gjithmonë”

Krerët shtetërorë duke bërë homazhe tek varrezat e familjes Jashari

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka uruar 15-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

“Sot teksa kremtojmë e urojmë njëri tjetrin, nuk kemi sesi të mos kujtojmë të gjithë ata të cilët kontribuan për lirinë e vendit dhe pavarësinë e popullit. Ata të cilët punuan e luftuan për atdheun duke lënë gjurmë të pashlyeshme në të sotmen dhe të ardhmen tonë.

Ditë si kjo na shërbejnë për të reflektuar rreth asaj që mund e duam të arrijmë si shtet”, ka shkruar Mehaj.

Ministri Mehaj ka thënë se e kaluara e popullit jonë ishte sa e lavdishme po aq e vështirë.

“17 shkurti shënon gjithë të kaluarën tonë shekullore, mijëra vite burg e betejash, civilë të vrarë, gra e burra të dhunuar, e dëshmorë të rënë në altarin e lirisë, që si rrënjët e një trungu na mbajnë të lidhur e të palëkundur në tokën ilire”, ka shtuar Mehaj.

Ministri i Mbrojtjes ka theksuar se “E kaluara, e tashmja dhe ardhmja vërtetë janë periudha të ndara kohore por janë të pashkëputura nga njëra-tjetra, të pandara në memorien tonë kolektive, ngase e kaluara i dha formë kësaj Republike, ndërsa e tashmja shpresë e kuptim të ardhmes”.

Mehaj ka potencuar se më 17 shkurt të vitit 2008, Evropës iu ka shtuar dhe një shtet që bartë vlerat demokratike, ndërsa për popullin e Kosovës u vendos e drejta e mohuar për shekuj me rradhë.

“Asgjë nuk do të ishte e mundur pa luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vullnetin e hekurt të veprimtarëve të çështjes kombëtare dhe ndihmën e partnerëve tanë ndërkombëtarë, andaj u jemi falenderues gjithmonë”, ka thënë tutje Mehaj.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika