Tahiri: Asociacioni mund të çojë në ndryshimin e kufijve në Ballkan

Ish-kryenegociatotra e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Edita Tahiri, duke komentuar Asociacionin ka thënë, “nuk është veç pakica serbe në Kosovë, por në gjithë shtetet e Ballkanit ka pakica etnike. Prandaj duhet një plan unik me standarde unike për gjithë pakicat t'u jepet asociacion”

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe mund të çojë në ndryshimin e kufijve në Ballkan.

Pasi, sipas Tahirit, nuk është veç pakica serbe në Kosovë, po te të gjitha shtetet e Ballkanit ka pakica etnike, prandaj thekson se duhet një plan unik me standarde unike për të gjitha pakicat t’u jepet asociacion.

“Nëse faktori ndërkombëtar insiston për asociacion me kompetenca ekzekutive për pakicën serbe, atëherë duhet t’u jepet të gjitha pakicave në Ballkan, ndërsa shqiptarëve në Maqedoni u takon statusi federal, sepse që janë gjysma e popullatës atje”, ka theksuar ajo.

Tahiri ka thënë se, nëse të gjitha pakicat bëhen me kompetenca ekzekutive, atëherë duhet të jemi gati për ndryshim kufijsh në Ballkan.

“Nëse gjithë pakicat bëhen me kompetenca etnike ekzekutive, atëherë bëhuni gati për ndryshimin e kufijve në Ballkan, ne Kosova nuk jemi kundër, sepse e realizojmë bashkimin kombëtar siç do ta bëjnë edhe kombet e tjera të ndara në Ballkan”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Gjithashtu, ajo theksoi se pas këtij argumentimi të saj me Berlinin dhe Uashingtonin kur ishte kryenegociatore në dialogun e Brukselit, janë ndalur presionet e ndërkombëtare për Asociacion me kompetenca ekzekutive.

“Pas këtij argumentimi tim me Berlinin dhe Uashingtoni në kohën kur isha Kryenegociatore në dialogun e Brukselit, u ndalën presionet e faktorit ndërkombëtar për kompetenca ekzekutive për asociacionin, gjë që rezultoi në marrëveshjen pa kompetenca ekzekutive për asociacion në vitin 2015.”

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika