Zyra e BE-së dhe Ambasada Gjermane në Kosovë shfaqin një dokumentar në nder të përvjetorit të luftës në Ukrainë

“A House Made of Splinters” është titulli i dokumentarit që do të shfaqet në Kino Armata në Prishtinë, në nder të përvjetorit të luftës në Ukrainë, aktivitet ky i organizuar nga Zyra e BE-së dhe Ambasada Gjermane në Kosovë

Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë dhe Ambasada Gjermane në përvjetorin e luftës në Ukrainë do të organizojnë një aktivitet në Kino Armata në Prishtinë, ku do të shfaqin dokumentarin e vitit 2022, “A House Made of Splinters”, ku portretizohen fëmijët e prekur nga agresioni rus.

Në këtë event do të marrin pjesë ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, Jörn Rohde, ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gervalla-Schwarz, dhe gazetarë ukrainas pjesëmarrës në programin “Gazetarët në Rezidencë Kosova”.

Ndryshe, më 24 shkurt të vitit 2022, Rusia filloi pushtimin e Ukrainës.

“A House Made of Splinters”, është dokumentar që portretizon fëmijët që jetojnë në një shtëpi të përkohshme grupore të vendosur në Lysychansk.

Fati i tyre është vetëm një pjesë e një tregimi edhe më të gjatë për luftën, me fëmijët që përballen me neglizhencën, si pasojë e humbjes së anëtarëve të familjes, ose alkoolizmit dhe sëmundjeve mendore të prindërve të tyre.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika