Kërcënohet me jetë Shaip Kamberi

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, është kërcënuar me jetë në rrjetin social Facebook nga një person i panjohur

Shaip Kamberi

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, është kërcënuar me jetë përmes rrjetit social, Facebook.

Kamberi ka shkruar se kërcënimi i ka ardhur nga një person i panjohur.

“Sot, përmes rrjetit social Facebook, nga një person i panjohur kam pranuar kërcënime të drejtpërdrejta për jetën time. ‘Mjaft me rrëmbime, ndërsa sa të përket ty personalisht, ruaje gjithmonë shpinën kur të shkosh diku. Nuk do të kuptosh asnjëherë kur do të vij për kokën tënde’ është teksti i mesazhit që kam marrë, përmes mesenger, nga përsoni Danijell Millkoviq”, ka shkruar Kamberi.

Tutje, sipas Kamberit kjo është atmosfera në të cilën punojnë e jetojnë shqiptarët në Serbi.

“Kjo është atmosfera në të cilën punojnë, veprojnë dhe jetojnë shqiptarët, në Serbinë autoritare të Aleksandar Vuçiqit. Kjo klimë antishqiptare, për vite me radhë po stimulohet nga mediat proqeveritare dhe deklaratat e shpeshta fyese të qeveritarëve serb. Kjo atmosferë diskriminuese e kërcënuese është arsyeja kryesore e kërkesës tonë për zgjidhje simetrike të të drejtave të komuniteteve”, ka shtuar ai.

Edhe pas këtij kërcënimi, ai u shpreh se do të vazhdon puna dhe që e vërteta do të thuhet.

“Puna jonë vazhdon, ajo nuk do të ndalet, as për shkak të kërcënimeve apstrakte e as atyre konkrete që mund të vijnë. Të vërtetën do ta themi, pavarësisht se të tjerëve nuk i pëlqen”, është shprehur Kamberi.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika