Nata e 19-të e protestës në Prishtinë, kërkohet miratimi i ndryshimeve në Ligjin për Specialen

Qytetarë të shumtë janë mbledhur të dielën mbrëma në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në protestën e 19-të radhazi kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së.

Protestuesit kanë kërkuar nga deputetët miratimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Seanca për nesër është thirrur për në orën 09:00, ndërsa në orën 08:00 Komisioni për Legjislacion do ta shqyrtojë projektligjin.

Qeveria e Kosovës ditë më parë ka vlerësuar se nuk ka pengesa ligjore për procedimin e nismës së PDK-së për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Të fundit nga rubrika