Çitaku mbështet Musliun: Racizmi kulturor ndaj Drenicës nuk kalon

Pasi që diskutimet e deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu në Kuvendin e Kosovës u kritikuan, në mbështetja i ka dalë nënkryetarja e kësaj partie, Vlora Çitaku

Vlora Çitaku dhe Ganimete Musliu

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka mbështetur deputetën e kësaj partie, Ganimete Musliu, pasi diskutimet e saj të djeshme në Kuvendin e Kosovës janë kritikuar.

“Racizmi kulturor ndaj Drenicës nuk kalon”, ka thënë Çitaku.

Nënkryetarja e PDK-së ka thënë mund të pajtohen dhe jo me mënyrën se çfarë ka thënë ose si e ka thënë deputetja Musliu.

Çitaku ka shtuar se deputetja Musliu “as nuk ka sha, as nuk ka hedhur gaz lotsjellës, as gurë. Ganja ka folë”.

“Racizmi kulturor ndaj Drenicës nuk kalon. Mund të pajtoheni ose të mos pajtoheni me atë që ka thënë deputetja Musliu. Mund të pajtoheni e mos pajtoheni me mënyrën si e ka thënë. Por, Ganimetja as nuk ka sha, as nuk ka hedhur gaz lotsjellës, as gurë. Ganja ka folë. Move on”, ka shkruar Çitaku.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika