Përfundon sezoni për Neymarin, braziliani do t’i nënshtrohet një operacioni

Paris Saint-Germain e kanë konfimuar që Neymari do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjike

Paris Saint-Germain ka njoftuar zyrtarisht se Neymar do t’i nënshtrohet një operacioni pas lëndimit të ligamentit në kyçin e këmbës së djathtë.

Kjo do të thotë që sezoni aktual për sulmuesin brazilian ka përfunduar tashmë, pasi ai do të mungojë për së paku tre deri në katër muaj.

Stafi mjekësor i PSG-së ka rekomanduar këtë mënyrë veprimi për të parandaluar rrezikun e një përsëritjeje të lëndimit të tij në kyçin e këmbës të pësuar gjatë Kupës së Botës me Brazilin, i cili që atëherë e ka shqetësuar sulmuesin brazilian dhe pas konsultimit me ekspertë të shumtë, është konfirmuar si e nevojshëm operimi.

Operacioni do të bëhet në ditët në vijim dhe pritet një periudhë rikuperimi prej tre deri në katër muaj përpara se të mund të kthehet në stërvitje me ekipin parisien.

“Pas analizave të hollësishme nga specialistët, u mor vendimi për të operuar kyçin e këmbës së Neymar Jr. Operacioni do të kryhet në ditët në vijim në Brazil, nën mbikëqyrjen e departamentit mjekësor të klubit. Neymar Jr do të fillojë procesin e rehabilitimit në fund të javës në Brazil, nën mbikëqyrjen e departamentit mjekësor të Paris Saint-Germainit”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika