Bebe Rexha ndihet me fat për duetin me Dolly Partonin

Bebe Rexha shpërtheu në lot herën e parë që dëgjoi vokalin e Dolly Parton në duetin e tyre të ardhshëm "Seasons"

Bebe Rexha

Artistja e suksesshme në toplistat muzikore, Bebe Rexha, ende nuk po mund ta besojë se ka arritur të bashkëpunojë me idhullin e saj, Dolly Parton.

Në një intervistë ekskluzive për revistën “Guilty Pleasures”, ylli i hitit “Meant To Be” foli rreth bashkëpunimit me legjendën e muzikës country në këngën e titulluar, “Seasons”, e cila është pjesë e albumit të saj të tretë.

“Ne arritëm të kontaktojmë me Dollyn dhe ia dërguam këngën. Një javë më vonë, ajo na dërgoi vokalin e saj dhe unë qava herën e parë që e dëgjova. Kënga bën fjalë për ndryshimin e stinëve dhe gjithashtu dëshirën e njeriut për të ndryshuar për mirë, pasi ka ngecur në një cikël të errët të shprehive të këqija. Dolly ishte e mahnitshme në pjesën e saj të këngës, ku fol për shikimin e vetes në pasqyrë, faktin që ndihet ende si një fëmijë dhe se askush nuk të paralajmëron se ti lind dhe vdes i vetëm. Është një perspektivë e veçantë për jetën sepse vjen nga ajo”, deklaroi kantautorja 33-vjeçare.

Tutje ajo deklaroi se me ta takuar Partonin personalisht, nuk është zhgënjyer aspak nga ajo. Sipas Rexhës, Dolly ishte saktësisht siç e kishte imagjinuar, e dashur dhe e bukur fizikisht dhe shpirtërisht.

Një tjetër bashkëpunëtor i Bebes në albumin e ardhshëm është reperi i famshëm amerikan, Snoop Dogg, i cili është bërë pjesë e këngës “Satellite”. Bebe Rexha, e cila para pak javësh e publikoi këngën e re me titull “Heart Wants What It Wants”, shpreson që një ditë të ketë mundësi të shkruajë këngë për divën e muzikës, Beyonce.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika