Arrestohet një i mitur në Lipjan për tentim vrasje

Policia e Kosovës

Një i mitur është arrestuar në komunën e Lipjanit nën dyshimet për tentim vrasje ndaj dy personave të tjerë.

Në njoftimin e policisë thuhet se i dyshuari ka tentuar me thikë t’i vrasë viktimat, derisa kanë shtuar se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar dy persona, të cilët dyshohet të kenë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia menjëherë ka identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar”, thuhet në njoftim.

I dyshuari me inicialet E.K, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Sipas policisë, hetuesit janë duke i kryer procedurat e nevojshme lidhur me rastin, i cili është cilësuar si vrasje në tentativë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika