Zhvillimet në Ohër, analisti flet direkt nga veriu i Mitrovicës: Asociacioni do të bëhet

Analisti serb, i cili tha se “Jam kosovar”, Branislav Krstic, ka thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe do të bëhet por se i njëjti ka mbështetjen e SHBA-së për të qenë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës.

Në një lidhje direkte në Specialen e RTV Dukagjinit për zhvillimet në Ohër, gazetari Sylejman Sylejmani sjell një mendim të analistit direkt nga veriu i Mitrovicës. Analisti Krstic thotë se SHBA-ja është lodhur nga Ballkani, gjë e cila sipas tij, shpjegon intensitetin e dialogut.

“Ne e dimë që forcat euroatlantike janë në këto 20 vitet e fundit, për herë të parë kaq të angazhuar ndërmjet Prishtinës zyrtare dhe Beogradit zyrtar. Çka na shpjegon ajo? Forcat ndërkombëtare e kanë kuptuar që tash i kanë në Ballkan dy liderë që janë jashtëzakonisht të fuqishëm në shtetet e tyre. Që domethënë kemi një diktaturë në Beograd e cila është e kontrolluar nga Vuçiq dhe e kemi një atomsferë pluralizmi në Kosovë ku është Kurti që ka  51 për qind të votave të shtetit të Kosovës”, ka deklaruar ai, gjersa ka theksuar se “Më duket që janë mërzit me ne nga Ballkani edhe tash është mjaft”.

Ndër të tjera, ai ka thënë se asociacioni mbetet një realitet për Kosovën që po pret implementimin e tij.

“Asociacioni do të bëhet, ajo është realiteti i shtetit të Kosovës…kemi mbështetjen nga SHBA-të se nuk do të bëhet nëse nuk përputhet me Kushtetutën”, ka deklaruar ai, gjersa ka theksuar se “Jam i sigurt që deri në fund të vitit do të zbatohen çasjet e ndryshme të përfshira në planin franko-gjerman”.

 

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika