Honvenier: Zbatimi i marrëveshjes, moment kritik për të ardhmen e Kosovës

"Zbatimi i kësaj marrëveshjeje është kritik për zhbllokimin e së ardhmes së Kosovës. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me popullin e Kosovës për të realizuar një nga prioritetet tona kryesore, të përbashkëta: sigurimin që Kosova të zërë vendin e saj të merituar në institucionet evropiane dhe euroatlantike", ka shkruar Hovenier

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se zbatimi i marrëveshjes së arritur në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë, është moment vendimtar për zhbllokimin e së ardhmes së Kosovës.

Hovenier tha se ShBA-ja do të qëndrojë me popullin e Kosovës për t’i realizuar një nga prioritet kryesore, integrimin në institucionet evropiane dhe euroatlantike.

“Zbatimi i kësaj marrëveshjeje është kritik për zhbllokimin e së ardhmes së Kosovës. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me popullin e Kosovës për të realizuar një nga prioritetet tona kryesore, të përbashkëta: sigurimin që Kosova të zërë vendin e saj të merituar në institucionet evropiane dhe euroatlantike”, ka shkruar Hovenier.

Ky reagim Hovenier erdhi nga pasi sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, theksoi se SHBA-të e mirëpresin dhe e mbështesin marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër.

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika