Spanja nuk ua lejon simbolet shtetërore sportistëve kosovarë, reagon KOK

KOK ka reaguar pas diskriminimit të vazhdueshëm të sportistëve kosovarë nga shtetet të cilat nuk e kanë njohur Kosovën si shtet

Komiteti Olimpik i Kosoves

Komiteti Olimpik i Kosovës ka reaguar pas diskriminimit të vazhdueshëm të sportistëve kosovarë nga shtetet të cilat nuk e kanë njohur Kosovën si shtet.

Disa ditë më parë, Donjeta Sadiku mbeti pa marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit, pasi fillimisht iu vonua viza, e më pas iu kushtëzua pjesëmarrja në garën që u mbajt në Indi me heqje ose mosshfaqje të simboleve shtetërore, kërkesë që u refuzua nga pala kosovare.

Ndërsa, rasti më i freskët i diskriminimit është ai i karateistëve kosovarë, të cilët nuk u lejuan të marrin pjesë në Kampionat Evropian, i cili do të fillojë të mërkurën në Spanjë.

Shtëpia e sportit kosovar ka theksuar se po e ndjek me shqetësim të madh këtë padrejtësi që po u bëhet sportistëve tanë.

KOK ka theksuar se ka informuar menjëherë Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC), nga të cilët presin reagim të shpejtë, për të mos e humbur garën sikur herën e kaluar në Qipro.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika