Abdixhiku: Ndiej keqardhje për ndryshimin e qëndrimit të Kurtit, është i paqartë mbi produktin e dakorduar nga vetë ai

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është i paqartë dhe i pavetëdijshëm mbi produktin e dakorduar “nga vetë ai” në Ohër

Kryetari i Lidhjes Demokratike të kosovës, Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shprehur keqardhje për atë që ai e quan ndryshim qëndrimi të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Sipas tij, Kurti është i paqartë dhe i pavetëdijshëm mbi produktin e dakorduar “nga vetë ai”.

“Raportimet në kuvend të kryeministrit kanë humbur peshën e substancës tërësisht. Çfarëdo që flitet këtu zhbëhet vetëm pak ditë më pas me një takim të radhës në Bruksel, me një paraqitje televizive apo edhe me një fjalim në kuvend siç ishte ky sot. Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke, ishte një nga kushtet e Kurtit në këtë kuvend dhe nuk kanë kaluar as dy muaj dhe në aneks marrëveshja në Ohër paraqet qartë obligimin e palëve për të nisur menjëherë diskutimet e themelimit të aranzhimeve speciale për vetëmenaxhimin e komunitetit serb sipas marrëveshjeve paraprake në një marrëveshje pa njohje në të”.

Ai ka kritikuar Kurtin në lidhje me pranimin e Asociacionit në marrëveshjen e Ohrit, pa i përfillur kushtet e tij që i kishte vënë në fillim të muajit shkurt.

Një ndër kushtet e përmendura nga Kurti, ishte që Asociacioni të jetë pjesë e marrëveshjes finale dhe të zbatohet vetëm pas njohjes reciproke.

“Po flas për 6 kushtet e fundit të 2 shkurtit të këtij viti. Për këto qëndrime për pozicionin ndryshues të Kurtit unë ndjiej vetëm keqardhje, çfarë fati i trishtueshëm politik. Ndiej keqardhje për humbjen e kohës së Republikës së Kosovës. Me përmbajtjen e nenit 7, ai edhe sot është i paqartë dhe i pavetëdijshëm mbi produktin e dakorduar nga vetë ai. Ai ishte i pavetëdijshëm për pikën 3 të aneks marrëveshjes që na thoshte qartë se marrëveshja bazë e Brukselit dhe aneks marrëveshja e Ohrit janë tanimë obligime të Kosovës, që i bie se marrëveshja tani është ligjërisht e obligueshme”.

Siç thotë Abdixhiku, këto dy marrëveshje, “produkte të Kurtit” janë bërë kritere evropiane për Kosovën dhe Serbinë.

“Kurti ka shndërruar një marrëveshje bazë, pa njohje në të, me të drejta vetëmenaxhuese për serbët dhe me status politik për Kishën Ortodokse Serbe si kritere të pandryshueshme për Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së. Nga synimi bazë i Kosovës, Kurti i ka sjellë Kosovës vetëm elementin e dytë, atë ligjërisht të obligueshëm”.

Po ashtu, ai theksoi se mungesa e kredibilitetit shpreh mungesë qartësie të institucioneve të vendit, e cila shoqërohet me prezencë paqartësie të vetë kryeministrit mbi rezultatet që ai prodhon.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika