“Regjimi i Putinit”, një rus dënohet me dy vjet burgim për shkak se vajza e tij vizatoi kundër luftës

Presidenti i Rusisë, Vlademir Putin

Alexey Moskalev nga Rusia është dënuar me dy vjet burgim me akuzën se vajza e tij në klasën e gjashtë të shkollës fillore bëri një vizatim kundër luftës.

Por ende pa u marrë vendimi, Moskalev i cili ishte në arrest shtëpiak është arratisur teksa vajza e vogël tashmë mbetet në jetimore.

Ndryshe, nxënësja e klasës së gjashtë, e cila përfundoi në jetimore pas arrestimit të babait të saj, nuk lejohej të komunikonte me babain as me telefon.

Moskalev i cili dyshohet se po akuzohej për diskreditimin e ushtrisë së Rusisë ishte në arrest shtëpiak pasi në fillim të marsit të vitit të kaluar vajza e tij vizatoi një vizatim me një mesazh kundër luftës në orën e artit në shkollë gjatë muajit prill, dy muaj pas fillimit të luftës në Ukrainë.

Mësuesi ia raportoi çështjen drejtorit, ndërkaq drejtori në polici dhe pastaj organet përgjegjëse parakaluan nëpër shkollë për të intervistuar vajzën.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika