Delegacioni nga Danimarka e viziton burgun e Gjilanit

Një delegacion nga Danimarka e ka vizituar burgun e Gjilanit, për t’u njoftuar me hapësirat e burgut dhe mënyrat e funksionimit të tij

Nën shoqërimin e zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, një delegacion nga Danimkarka e ka vizituar këtë të mërkurë burgun e Gjilanit.

Sipas MD-së, delegacioni danez i kryesuar nga Anne- Mette Lyhnr Jensen, u njoftua “me hapësirat e burgut në Gjilan dhe me mënyrat e funksionimit të tij”.

“Në fokus të veçantë ishte edhe informini lidhur me trajtimin e të burgosurve pranë këtij burgu, i cili është në përputhje me respektimin e standardeve ndërkombëtare. Gjatë qëndrimit të tyre në këto hapësira u vizituan: dhoma e pranimit, dhoma e vizitave, njësia shëndetësore dhe hapësirat e tjera ku kryhen aktivitete me të burgosurit”, thuhet në njoftimin e MD-së.

May be an image of 5 people, people standing, suit and indoor

Më 27 prill të vitit 2022, Kosova dhe Danimarka u pajtuan që në Kosovë të vijnë 300 të burgosur nga Danimarka, pasi ky shtet po tenton që të reduktojë mbipopullimin e burgjeve.

Fillimisht, në dhjetorin e vitit 2021, dy shtetet u pajtuan që të merren me qira 300 qeli burgu, në këmbim të një tarife vjetore prej 15 milionë eurosh.

Marrëveshja ka një kohëzgjatje prej dhjetë vjetësh dhe Kosova pritet të përfitojë 210 milionë euro.

Sipas marrëveshjes, të burgosurit parashiheshin të vijnë në Kosovë në fillim të vitit 2023, në një burg në qytetin e Gjilanit. Pasi të kenë vuajtur dënimin, ata do të dëbohen nga Kosova.

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika