Takohen ambasadorja amerikane dhe diplomati rus, flasin për gazetarin e arrestuar të WSJ

Ambasadorja amerikane në Rusi, Lynne Tracy dhe zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, janë takuar dhe kanë diskutuar për gazetarin e Wall Street Journal, i cili u arrestua javën e kaluar në Moskë me akuza për spiunazh

Gazetari i arrestuar i Wall Street Journal,

Ambasadorja amerikane në Rusi, Lynne Tracy dhe zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, janë takuar më 6 prill, ku kanë diskutuar për gazetarin e Wall Street Journal, i cili u arrestua javën e kaluar në Moskë me akuza për spiunazh.

Kështu tha Ministria e Jashtme e Rusisë, ku sipas njoftimit, thuhet se diplomati i lartë rus i tha gjatë takimit ambasadores së SHBA-së se gazetari amerikan, Evan Gershkovich, “u kap në flagrancë teksa po përpiqej të merrte informacione sekrete, duke përdorur statusin e tij të gazetarit si mbulesë për veprime të paligjshme”.

Wall Street Journal i ka mohuar këto akuza.

Akuzat për spiunazh të ngritura nga Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) – agjencia ruse për siguri dhe kundërzbulim që e ka pasuar agjencinë KGB të kohës sovjetike – Shtëpia e Bardhë i ka quajtur “qesharake”.

Evan Gershkovich u arrestua në Yekaterinburg, qytetin e maleve Urale, teksa ishte duke raportuar për qëndrimin e rusëve ndaj luftës së Kremlinit kundër Ukrainës dhe ndaj grupit mercenar, Wagner.

32-vjeçari Gershkovich, i cili është shtetas i SHBA-së, mund të përballet me 20 vjet burg nëse shpallet fajtor për spiunazh.

Gershkovich raporton për Rusinë dhe Ukrainën si korrespondent në zyrën e Moskës të Wall Street Journal.

Më 4 prill, një grup gazetarësh të pavarur rusë dhe figura publike u kanë bërë thirrje autoriteteve që ta lirojnë reporterin amerikan.

Lirimin e tij e kanë kërkuar edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika