Abdixhiku pret në takim ambasadorin turk në Kosovë, diskutojnë për mundësitë e thellimin e raporteve mes dy vendeve

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka njoftuar se kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili

Foto e postuar në llogarinë e LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka njoftuar se kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, të premten e 7 prillit.

Në këtë takim Abdixhiku e e njoftoi ambasadorin Angili për qëndrimet e LDK-së mbi proceset e rëndësishme që aktualisht janë duke u zhvilluar në vend.

“Gjatë takimit kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Angili për qëndrimet e LDK-së mbi proceset e rëndësishme që aktualisht janë duke u zhvilluar në vend”, njofton Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ambasadori iTurqisë në Kosovë Sabri Tunç Angili

“Në takim u diskutua edhe për mundësitë e bashkëpunimit dhe thellimin e raporteve mes shteteve tona duke pasur parasysh rolin e shtetit turk në mbështetjen e vazhdueshme në proceset shtet-ndërtuese dhe zhvillimore të Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.

Abdixhiku e ka falënderuar ambasadorin Angili për rolin mbështetës të shtetit turk ndaj Kosovës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika