Gjithçka që dihet deri tash për iPhone 15 Pro

Apple në vitin 2023 do të vazhdojë me linjën e saj katër iPhone, duke debutuar një iPhone 15, 15 Plus, 15 Pro dhe 15 Pro Max. Ashtu si me modelet iPhone 14 Pro, modelet iPhone 15 Pro do të kenë veçori që nuk janë të disponueshme në pajisjet më të përballueshme iPhone 15

Tradicionalisht Apple ka prezantuar telefonat e rinj në muajin shtator. Sivjet radhën e ka seria iPhone 15.

Përderisa në pritje janë disa telefona në këtë seri, më i përfolur vazhdon të jetë iPhone 15 Pro.

Në një raportim të fundit “9to5Mac” ka publikuar fotografi nga të gjitha këndet të pajisjes, bazuar në spekulimet e deritashme.

Ndryshimi më i madh do të jetë te porti i mbushjes. Nga sivjet, të gjithë iPhonet e rinj do të kenë port USB-C.

iPhone 15 Pro pritet të vijë me shtresë titani në një dizajn që do të ketë kornizë më të rrumbullakët se iPhone 14 Pro.

Kamera do të jetë më e madhe, me lente që dalin më përtej telefonit.

Ndryshim tjetër i madh pritet të vijë në butonat anësorë. Sipas raportimeve, nuk do të ketë më butona mekanikë, por që do të funksionojnë me ndjeshmëri në prekje. Po ashtu ndërprerësi i zërit do të shndërrohet në buton që shtypet.

Po ashtu kornizat pritet të jenë më të holla, 1.55-milimetra. Kjo konsiderohet historike për Applein.

Siç është raportuar edhe më herët, besohet se iPhone 15 Pro do të vijë me disa versione ngjyrash, e risi përbën e kuqja e mbylltë.

Në përgjithësi, dimensionet e telefonit duket se do të jenë fare pak më të vogla se modeli i vitit të shkuar.

Pak muaj duhet të kalojnë deri në zyrtarizim.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika