Rohde për plagosjen në veri: Sjellja e mundshme e keqe nga policia duhet të shqyrtohet si çdo rast tjetër

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde

“Jam plotësisht dakord. Një tjetër incident shqetësues sigurie. Është mirë ta shohësh Policinë e Kosovës duke reaguar me hetime intensive për rastin. Sjellja e mundshme e keqe nga policia duhet të shqyrtohet si çdo rast tjetër. Viktimës i uroj shërim të shpejtë”.

Kështu ka reaguar ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, në lidhje me plagosjen në veri, ku nga arma e zjarrit ishte plagosur një person.

Ambasadori gjerman u pajtua me reagimin e Bashkimit Evropian në Kosovë që dënoi incidentin, duke thënë se ishin të përfshirë edhe zyrtarë policorë.

Të martën, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka suspenduar një polic, i cili dyshohet se është përfshirë në këtë plagosje dhe janë suspenduar tre zyrtarë të tjerë policorë të mundshëm të përfshirë në këtë rast.

Në lidhje me këtë rast, Policia e Kosovës kishte sqaruar se nuk ka qenë e përfshirë në asnjë rast të shkëmbimit të zjarrit apo “të gjuajtjes me armë zjarri ndaj asnjë grupi apo personi të caktuar”.

Raportimet e mediave serbe të cilat thonin se Policia e Kosovës është e përfshirë, sipas tyre nuk ishin të vërteta.

“Andaj edhe shkrimet, apo pyetjet e adresuara Policisë së Kosovës nga disa mediume serbe, se kinse Policia e Kosovës është përfshirë, apo në formën e pyetjes se a është përfshirë në gjuajtje me armë dhe plagosje të një personi te ura e Bistricë në komunë të Leposaviqit, ju informojmë dhe njëherit ritheksojmë se Policia e Kosovës, nuk është përfshirë në asnjë rast të shkëmbimit apo gjuajtjes me armë zjarri, në asnjë lokacion në veri të Kosovës, përfshirë edhe lokacionin e apostrofuar”, thuhej në njoftim.

Për këtë rast ka reaguar edhe ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier dhe Zyra e BE-së në Kosovë.

“ShBA-të janë të shqetësuara për një incident në të cilin një serb i Kosovës u qëllua mbrëmë në Zveçan. Zyrtarët dhe institucionet e Policisë së Kosovës duhet të kryejnë një hetim të plotë dhe të besueshëm. Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga mohimi fillestar i bërë pa kujdesin e duhur”, ka shkruar Hovenier.

Plagosja në veri, suspendohen katër zyrtarë policorë

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika